MENU
klinika

Pipero sqaron strategjinë

A do të rikthehet koronavirusi në vjeshtë? A do të futemi më në karantinë?

27.05.2020 - 08:13

Mjekun infeksionist Pëllumb Pipero shprehet se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.

I ftuar në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, Pipero tha se në gjykimin e tij nuk do ketë një valë tjetër. Megjithatë siç thekson mjeku edhe nëse Covid-19 rikthehet sërish nuk do të ketë nevojë për karantinë.

“Ka një pjesë që e mbështesin një valë të dytë, ka një pjesë që nuk e besojnë. Unë nuk e besoj rikthimin e një vale të dytë. Mendoj se edhe nëse do ketë vazhdimësi apo rikthim do të jetë shumë më e butë. Mendoj se nga e gjithë kjo thelbi i suksesit është distanca. Jeta nuk do frenohet më. Nuk do ketë karantinë. Mendoj se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë bie në kontakt dhe fitojnë imunitet. Mundësitë për ta menaxhuar janë të mundshme dhe bëjnë të mundur që dëmi të jetë më i vogël. Ndaj them nuk duhet të jemi të trembur”, u shpreh mjeku.

Pipero theksoi se lajmi i mirë është se ky virus ka strukturë gjenetike të qëndrueshme.

“Lajm shumë i mirë është që ky virus ka strukturë gjenetike të qëndrueshme. Ose do të largohet ose do ketë një zgjidhje afatgjatë. Zgjidhje do të ketë dhe është shumë e shpejt”, tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!