“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje! Doja t’ju beja një pyetje. A është e dëmshme lyerja e thonjve me manikyr gjatë shtatzënisë. I kam lyer gjithë kohën, por nuk e kisha menduar pjesën nëse manikyri bën dëm apo jo deri sot, nuk di si më vajti mendja, jam në muajin e gjashtë e gjysmë. Në internet lexova lloje të ndryshme përgjigjesh dhe nuk e di nëse duhet të shqetësohem. Nëse kjo mund t’i sjellë probleme fetusit apo jo. Nëse keni informacion, do të më ndihmonit.
Përgjigjet mjekja obstetër-gjinekolog: Në përgjithësi, lyerja e thonjve të duarve apo të këmbëve nuk përbën risk për shtatzëninë. Nuk ka të dhëna klinike shkencore që një aplikim i lyerjeve të thonjve të ketë efekte anësore te fetusi. Gjithsesi, ekspozimi i tepërt e i vazhdueshëm rekomandohet të shmangen, sidomos gjatë shtatzënisë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.