MENU
klinika

A ka dështuar plani i tyre?

A ka fituar Suedia “imunitet tufe”?

30.05.2020 - 19:04

Suedia ishte i vetmi vend në botë që nuk vendos një bllokadë në luftën kundër COVID-19, duke besuar se popullsia mund të ndërtonte “imunitetin e tufës” ndaj virusit.

Ndërsa pjesa tjetër e Evropës ishte e mbyllur, Suedia vazhdoi të jetonte normalisht – shkolla, restorante, bare, dyqane dhe kinema mbetën të hapura, por në fund të marsit ajo akoma ndaloi mbledhjet e më shumë se 50 njerëzve.

Vendi regjistroi 6.08 vdekje për milion banorë gjatë një periudhe 7-ditore.

Në krahasim me Norvegjinë fqinje, e cila hyri në bllokadë më 12 mars, niveli i vdekjeve suedeze për milion popullsi është 408,44, ndërsa në Norvegji është pothuajse një e dhjeta e kësaj, 43.35.

Në fund të muajit prill, u zbulua se vetëm 7.3 përqind e banorëve të Stokholmit kishin zhvilluar antitrupa ndaj COVID-19, sipas një studimi kombëtar. Shifrat e fundit tregojnë se përqindja është tani rreth 20, por ende larg nga 60 përqind që duhen për të shpallur “imunitet të tufës”.

Epidemiologia Anika Linde thotë se qeveria suedeze u gabua kur s’impononoi një bllokadë të plotë si pjesa tjetër e kontinentit.

“Unë mendoj se na duhej më shumë kohë për t’u përgatitur. Nëse do të ishim mbyllur shumë herët, gjatë asaj kohe do të ishim në gjendje të siguroheshim që të kishim atë që ishte e nevojshme për të mbrojtur të prekurit”, shpjegoi ajo.

Sot, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Suedi është 4.266, dhe pothuajse gjysma e viktimave ishin pacientë të moshuar në shtëpi.

A ka dështuar plani i shefit të madh, epidemiologut Agnes Tegnel në lidhje me “imunitetin e tufës”? Apo bllokada nuk do të bënte asnjë ndryshim? Eshtë e vështirë të përcaktohet, pasi shumica e pacientëve vdiqën në azile.

Tagnel theksoi se “ata kanë të paktën 10, mbase 10 herë nivele më të larta të imunitetit në popullatë”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!