MENU
klinika

"Nuk kam njohur deri më sot asnjë person …"

Akuzat e Bushatit në Kuvend, përgjigjet Rama për oligarkët

12.05.2020 - 14:26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas kritikave të forta të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili tha nga foltorja e Kuvendit se qeveria duhet të ndahet nga oligarkët.

Në një video-konferencë me gazetarët, kryeministri Rama se në vendin tonë ka biznesmenë dhe sipërmarrës, por jo oligarkë.

Sipas tij, oligarkë janë ata persona që influencojnë drejtpërdrejt vendimmarrjen e qeverisë dhe parlamentit, dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre.

“Nuk kam asnjë ndjenjë të posaçme. Është hapësirë e lirë diskutimi, qasjesh, pozicionesh dhe unë i mbetem asaj që kam thënë, jo sepse e kam thënë unë, por sepse besoj edhe sot që në Shqipëri nuk ka oligarkë. Mjafton të referohemi te termi dhe të nxjerrim konkluzione. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se tjerët, oligarkët janë ata që influencojnë drejtpërdrejt vendimmarrjet e qeverisë apo parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre.

Nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me interest e vendit. Është një term që përdoret në mënyrë të gabuar, për të krijuar një ide të gabuar lidhur me një numër të caktuar njerëzish, që nuk janë bërë të pasur nga hiçi, pas ardhjes sonë në qeveri, por e kanë vënë pasurinë në shumë vite dhe me ardhjen tonë në qeveri paguajnë më shumë taksa për shtetin shqiptar”, tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!