MENU
klinika

Kimete Berisha

Albin Kurti hyri në mal pa sakicë

31.05.2020 - 11:44

U bë fati i Albin Kurtit si hiti i Veli Sahitit, ‘U ndamë në errësirë, atë natë kur binte shi’.

Të gjitha problemet po i ndodhin në mesnatë.

Unë nuk di çka të them, sepse edhe fati im sillet rreth mesnatës, ama unë kryesisht ndahem pa lamtumirë. Veç kur e shoh ‘tipin’ e mua më ngelet veç nëma, bre dheu mrena mos e lashtë.

Albin Kurti u bë Kryeministër nga LDK-ja.

Sepse, pa LDK-në nuk ishte mjaftueshëm i madh sa të bëhej Kryeministër vet.

Nuk ishte i Vogël sa ta mohoje, por nuk ishte mjaftueshēm i Madh sa të mos kishte nevojë për LDK-në.

Mua personalisht, dialektika e të menduarit nuk më lejon që t’ia njoh dikujt veç të kqijat.

Prandaj, nuk e bëj hesap për njeri secilin që i harron dhe nuk ia sheh dikujt të mirat. Po, LDK të shkarkoi, por LDK edhe të bëri kryeministër.

Pra, edhe të ka bërë mirë, edhe të ka bërë keq.

Por, anipse nuk ishte i pavarur, Albini hyri në mal pa sakicë dhe e rrëzoi vetveten duke e bërë gabimin më të madh që mund të bëhej, duke e shkarkuar nënkryetarin e LDK-së pa u konsultuar me Kryetarin e tij dhe kështu nuk e respektoi marrëveshjen e koalicionit.

Pra, ky veprim i Albinit për LDK-në ishte padrejtësi.

Në daç pranoje, në daç mo’, ishte padrejtësi.

Tash Albini duhet t’i pranojë padrejtësitë që i janë bërë nga drejtësia, pa pasur nevojë t’i respektoj ato vendime. Pra, ti zbatoj, pa i miratuar, sepse askush s’është kah ta lyp miratimin.

Sikur i burgosuri i pafajshëm që e vuan dënimin anipse nuk e respekton padrejtësinë që i bëhet.

Mërzinë për rënien e qeverisë Kurti e kam kryer atë mesnatë kur u votua mocioni i votëbesimit kundër tij.

Prandaj refuzoj ta ripërtërijë atë mërzi, sepse është e kot. Është mërzi jokreative.

Tash është koha, që LVV ta zbatojë vendimin e Gjykatës Speciale, pa pasur nevojë ta respektojë, dhe ta aprovojë, sepse Gjykata nuk varet nga pranimi i vendimeve të saj nga VV, as nuk është kah e lut askënd që t’ia pranojë vendimet.

Ashtu siç kur të ndalon polici në komunikacion që nuk të lut t’ia pranosh tiketën e ndëshkimit.

Prandaj, në vend se të humbësh kohë e të luftosh kundër vendimit të Gjykatës, më mirë dëgjon muzikë dhelufton për punë më të mençura, sepse luftën me Gjykatën e ke të humbur.

Pse e ke të humbur?

Sepse Gjykata të ka mundur pa të luftuar.

S’është me rëndësi kush është fajtor.

Kush është i zoti e blen edhe drejtësinë.

Por, ama kjo nuk është lufta jote. Prandaj, as fitorja jote s’mund të jetë.

Lufta jote, Kryeministri im i preferuarc është të bëhesh i pavarur nga partitë e tjera.

Veç ashtu mund të bëhen ndryshime, sepse tash për tash çdo gjë është e tyre. Edhe lisat. Edhe lule mimozat, edhe varret, edhe të vërtetat, edhe sekretet, edhe pëshpëritjet, edhe lajmet, edhe thashethemet.

Më mirë për Vetëvendosjen nëse Gjykata Kushtetuese i ka bërë padrejtësi.

Sepse, nuk i bjen keq Vetëvendosjes, kur Drejtësia prodhon Padrejtësi, por i bjen keq atyre që i bëjnë padrejtësitë.

Unë menjëherë sonte, pas mesnate, i kisha marrë saksiat e mia me lule dhe mezi s’kisha prit m’u largu prej asaj ndërtese.

Bile unë edhe e kisha votu Abdullahun për kryeministër, qasi ‘tipi’ jam. Edhe ka kisha bë përhajr Grenellit.

Më pëlqen mos me bë atë që dikush e pret prej meje.

Shembull, ata presin ti të koçitesh e të mos largohesh si qytetar nga zyra, e ti e pret Abdullakun me lule orhidea (janë do orhidea pembe, që kishin dhënë mesazh të mesnatës, nëse mundesh m’i gjet).

Nashtë, se edhe Abdullahu ka qef, si ti.

Edhe ‘ata’ e kanë popullin e tyre, si ne.

Me rëndësi është se Albin Kurti e provoi mjaftueshëm pushtetin për ta kuptuar se nuk mjafton me qenë i ndershëm.

Dhe, edhe kur je aq i ‘madh’ sa nuk të duhet askush për ta fituar pushtetin, duhet të sillesh si ‘i vogël’.

P.S. Ky shkrim u redaktua nga shiu.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat