MENU
klinika

33 epidemiologë hyjnë në grevë

As pagat e luftës dhe as orët jashtë orarit

20.05.2020 - 10:12

Për shkak se nuk kanë marrë pagat e gjithashtu nuk janë paguar për punën jashtë orarit, 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike kanë protestuar ditën e sotme.

Ata kërkojnë që të paguhen duke qenë se kanë qenë në vijën e parë të luftës kundra Covid-19.

Sipas Zija Alhyses, kreu i Sindikatës së Shëndetësisë dhe punonjës pranë kësaj qendre, që prej 26 nëntorit ky grup punonjësish nuk kanë marrë ende pagat e tyre përsa i përket punës të kryer jashtë orarit.

Ndërkohë gjatë dy muajve të fundit, ata ndodhen në vijën e parë të rrezikut nga COVID-19 pasi u duhet të jenë në kontakt me personat e mundshëm të prekur nga koronavirusi.

Ai me kolegët e tij kanë pritur pasagjerët e trageteve dhe kryenin kontrollet e tyre kundër Convid 19, si dhe kanë arritur, sipas tij deri në 40 tamponë në ditë.

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë, ka vijuar Alhysa është ushtruar presion në këtë qendër që të mos dilnin në grevë. Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kërcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”, tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!