Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Balla ka thënë se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz.
Këtë deklaratë Balla e ka bërë duke cituar më parë fjalët e disa regjisorëve dhe aktorëve, teksa tregonin kushtet e vështira në të cilat ndodhej godina, që sipas tyre ishte harruar nga politika.
blob:https://www.facebook.com/f464a918-4f55-4947-9656-51c9e9f6a732
Reagimi i Ballës:
Siç thanë aktorët dhe regjisorët: “nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës”.
Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz