MENU
klinika

"Në çdo cep të Shqipërisë po mbyllen"

Basha pas takimeve me bizneset e vogla: Paketat ekonomike ishin gënjeshtra

25.05.2020 - 14:24

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se pas takimeve me bizneset në Tiranë fjalia që dëgjonte më së shumti ishte ‘Po falimentojmë’.

Sipas Bashës bizneset po mbyllen në çdo cep të Shqipërisë pasi nuk ka xhiro, konsum dhe para.

Basha thotë se shkaktar është qeveria dhe Edi Rama pasi dhe paketat ekonomike gjatë pandemisë ishin vetëm gënjeshtra.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq.Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka parà, sepse kjo qeveri nuk i ka në llogari ata që punojnë me ndershmëri. “Po falimentojmë”, është ajo që dëgjova më shpesh sot nga pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në kryeqytet.

Është njësoj keq kudo. Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë. Në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.

Biznesi dhe ekonomia nuk mbahen dot në këmbë as me urdhrat e facebook-ut të Edi Ramës, as me gënjeshtrat e tij. Paketa e parë ishte një gënjeshtër. Një ndihmë qesharake, që nuk mbulon as taksat apo tarifat e rritura lokale, as faturat e larta afrofe të energjisë dhe të ujit. Paketa e dytë ishte gjithashtu një gënjeshtër, më pak se rroga minimale për 2 muaj e gjysëm mbyllje e detyruar e biznesit dhe bashkë me të, mbyllja e vendit të punës.

Sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri dhe kryeministër është e keqja e vendit, e keqja e ekonomisë, është barra më e rëndë për ta.