MENU
klinika

"Protestë deri në rrëzimin e qeverisë"

Budina: Presidenti të shpërndajë parlamentin

18.05.2020 - 18:03

Regjisori i njohur, një nga figurat më në zë të lëvizjes pro Teatrit Kombëtar, Edmond Budina ka ftuar protestuesit për një minutë heshtje por jo në shenjë zie por në shenjë reflektimi.

“Një minutë heshtje për të reflektuar dhe më pas thërrisni Rroftë Teatri, Rroftë Demokracia, Rroftë Shqipëria”, apeloi ai duke iu kërkuar protestuesve dhe qytetarëve të ngrihen për demokracinë.

Më pas thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kanë mbushur bulevardin.

Regjisori Edmond Budina në fjalën e tij në protestën kundër shembjes të Teatrit Kombëtar deklaroi se presidenti duhet që të shpërndajë parlamentin pas kësaj që ka ndodhur.

Budina tha se protestat duhet të vazhdojnë, deri në rrëzimin e kësaj qeverie, të cilën e ka quajtur kriminale.

“Shqiptarët nuk durojnë diktaturën. Shqipëria nuk duron kulturën diktatoriale. Ata donin të bënin varrin Teatrit dhe do kenë varrin e tyre politik gati. Një arkitekt italian ka thënë se shembja e godinës së Teatrit është bërë nga një grup mafiozësh. Teatrin e shembi politika në bashkëpunim me mafien. Ne duhet të reagojmë të gjithë bashkë. Teatri është histori shpirtrash njerëzor.

Në protestë ka edhe sobotues, duhet kujdes. Të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë kauzë njerëzore. Ne duam shpirt, jo kriminelë, jo banditë. Presidenti të bëjë shpërndarjen e parlamentit. Duhet që të protestojmë deri në rrëzimin e qeverisë kriminale. Do e rindërtojmë Teatrin. Të mos ndalojmë protestat. Të gjithë ata që rrënuan Teatrin duhet të shkojnë në burg. Duhet të thërrasim të gjithë rroftë Shqipëria, rroftë Teatri, rroftë Demokracia”, tha regjisori Budina.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!