MENU
klinika

"Bizneset duhet të fokusohen në..."

Çfarë duhet të bëjë Kosova që ta rimarrë veten pas koronavirusit?

04.05.2020 - 09:08

Këshilli i Investitorëve Evropianë ditë më ka mbajtur tryezën virtuale të diskutimit mbi temën: Si do ta ndihmojë investimi digjital Kosovën në rimëkëmbjen ekonomike pas fazës së COVID-19.

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka filluar konsultimet me akterët kryesorë, bizneset, ndërmarrësit dhe të vetëpunësuar në sektorin ekonomik në vend, duke synuar adresimin efektiv të mundësive për investim dhe ndikimin e menjëhershëm për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës pas COVID-19.

Emrush Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, tha se Kosova duhet të rimëkëmbet ekonomisht pas COVID-19.

“Kosova ka mundësi të ecë drejt zhvillimit përmes ekonomisë digjitale, pra e kemi parë, se disa sektorë mund të ecin”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, bizneset duhet të fokusohen më shumë në digjitalizim. Ujkani vlerësoi se sektori bankar ka avancuar mirë në aspektin digjital.

“Gjatë konferencës u bë e ditur se ishte befasi rritja e blerjeve online në Kosovë”, tha ai. Sipas tij, Kosova duhet të krijojë strategji për rimëkëmbje ekonomike pas COVID-19.

“Ky term ka dalë nga drejtori i EBRD në Kosovë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat