Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë më këshilloni për fryrjen e barkut?
Përgjigjja nga mjeku: Është çaji i xhinxherit! Xhinxheri është i mrekullueshëm për të eliminuar fryrjen. Studimet kanë treguar se ky lloj çaji ndihmon në bllokimin e enzimave dhe gjeneve që i shkaktojnë trupit inflamacion. Çaji i xhinxherit është gjithashtu i njohur për qetësimin e problemeve të ndryshme shëndetësore si kancer, dhimbjet e alzheimer-it apo probleme të ndryshme irritimi të zorrëve.
Çaji i xhinxherit është i shkëlqyer për t’iu shtuar dietës, sidomos nëse fryrjet e barkut i ke kronike. Nëse shija e xhinxherit të duket pak e fortë, shto disa pika limoni për ta bërë shijen pak më të butë. Një filxhan çaj xhinxheri në ditë, pas pak kohësh do ta eliminojë fryrjen krejtësisht.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.