MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilët janë faktorët që çojnë drejt infertilitetit?

08.05.2020 - 17:59

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilët janë faktorët që çojnë drejt infertilitetit?

Mjeku: Faktorët që çojnë drejt inferitilitetit janë të shumtë. Faktori moshë është një faktor i rëndësishëm që ndikon në infertilitet. Mbi moshën 35 vjeç fertilizimi bie (koncepsioni ose ngjizja) në një masë të konsiderueshme tek femrat. Faktorë infertiliteti konsiderohen abortet e kryera më parë, infeksione të ndryshme të traktit gjenital, veçanërisht ata që shkaktojnë edhe mbyllje të tubave ose okluzion tubar. Janë sëmundje të ndryshme të aparatit gjenital për shembull tumore të ndryshme të aparatit gjenital, duhanpirja etj.

Infertiliteti mashkullor ka të bëjë me pamjaftueshmërinë e qelizave mashkullore (spermatozoideve), e numrit të tyre, shpejtësisë etj, ku përveç sëmundjeve të ndryshme sistemike si varigocila, kalimi i disa sëmundjeve infektive parotiti, ndërhyrjet kirurgjikale në moshë të vogël dhe dëmtimet që mund të shkaktohen në rrugët spermatike, alkooli, duhani, përdorimi i lëndëve narkotike.

Faktorë risku për infertilitet është gjithashtu edhe fillimi i hershëm i jetës seksuale, po ashtu multipartneriteti, mospërdorimi i prezervativit, shtatzënitë e padëshiruara në rininë e hershme, martesat e vona ku në vendin tonë po ndodh që për shkak të karrierës çiftet vendosin ta nisin jetën në moshë pak më të vonshme që është 30-35 vjeç.

Mosha më e mirë fertile është ajo 20-30 vjeç.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.