MENU
klinika

40 të prekur përfshirë edhe personel mjekësor

Covid-19 mbyll shërbimin e mjekësisë interne në QSUT

31.05.2020 - 10:13

Shërbimi i mjekësisë interne në QSUT është mbyllur si pasojë e COVID-19 në orën 15:00 të ditës së shtunë. Tre pacientët e mbetur në këtë shërbim, njëri prej tyre i diagnostikuar me COVID-19 janë transferuar në Infektiv dhe shërbime të tjera.

Mbyllja erdhi kur nga personeli mjekësor kishin mbetur vetëm 8 punonjës të painfektuar dhe ata me dyshime të forta se kishin COVID për shkak të shenjave të lehta. Si pasojë e përhapjes së COVID-19 tek mjekësia interne janë prekur dhe mjekë e infermierë jashtë shërbimi, duke e çuar bilancin e të prekurve në 40 në total, nga të cilët 26 personel dhe 14 pacientë.

Dyshimet më të forta për përhapjen e koronavirusit mbeten tek mungesa e mjeteve të mbrojtjes. Sipas MSH, 5 personel janë të shtruar në Infektiv si dhe një pjesë e pacientëve që rezultuan pozitivë.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, i intubuar. Mbyllja ka ardhur me shumë vonesë, pas 1 javë, kur u zbulua infermierja që dyshohet se është burimi i infeksionit. Vetëm pas denoncimit në media, pati reagim për mbylljen e shërbimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rreziku i ulët, po marrim masat për çdo situatë"

Koronavirusi/ Manastirliu inspekton dhomat e izolimit në spitalin Infektiv