MENU
klinika

Kalo: Zgjidhja ime nuk është marrë parasysh

Dita e fundit e Teatrit dhe masave ndaj Covid-19!

17.05.2020 - 08:53

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka reaguar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Me anë të një postimi në Facebook, Tritan Kalo thekson se sot ishte dita e fundit e kufizimeve për masat kundër COVID-19.

Mjeku në postimin e tij shpreh habi për faktin e shembjes së godinës së Teatrit me urgjencë, ndersa shton se zgjidhja e tij nuk u mor parasysh.

“Dita e fundit e KUFIZIMEVE thelbësore në kuadër të masave në përballje me sfidën ndaj Covid-19, POR njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shembjen e tij???….

MOS u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?…MOS vallë NE ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotshme” të quajtur COVID-19?….

MOS vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësoj ata/ato që kanë humbur vendet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?….

Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”…

Zgjidhja ime NUK është marrë parasysh….Zgjidhja “tënde” NUK i pëlqen të gjithave që frymojnë në këtë vend….CILA është ZGJIDHJA e DUHUR?….Është SOVRANI ai që e vendos këtë gjë!!!….TË PRESIM VERDIKTIN E TIJ….Quo vadis Shqipëria ime!!!”, thekson Kalo.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!