MENU
klinika

Mirënjohjet dhe falenderimet nga politika

Dita Ndërkombëtare e Infermierit/ Mazhoranca premton rritje pagash

12.05.2020 - 11:52

Mirënjohja, falenderimet për infermierët këto ditë ka qenë e pafundme, por nuk mund të mungojnë as në ditën e tyre ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë një pikturë, të një fëmije i cili mban në duar “super- heroinën” e re të kohërave moderne, infermieren.

“Mirëmëngjes! Kurrë s’ ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri”, shkruan Rama.

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e përshëndet këtë ditë më fjalën e saj:

“Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit. Infermierët zemra e sistemit tonë shëndetësor”, shkruan Manastirliu.

Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për punën e bërë, Kuvendi ka shpërndarë karafila për infermierët në ditën ndërkombëtare kushtuar atyre. Zv. kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu në fjalën e saj tha se ky një gjest simbolik, e ndërsa ceku edhe kushtet e punës dhe pagat.

“Besoj është një ditë ku secili prej nesh shpreh sakrificën, në shenjë mirënjohje dhe falenderimi vjen për të shprehur mirënjohjen tonë. keni mbajtur një peshë shumë të rëndësishme, falë punës tuaj ia dolëm me sukses, kjo ditë të festohet dhe të kujtohet vazhdimisht për të vlerësuar çdo sakrificë. Ka qenë angazhim i të gjithëve për të përmirësuar punën dhe pagën e tyre”, tha Spahiu.

Një mesazh falenderimi në ditën ndërkombëtare të infermierëve ka pasur edhe presidenti Ilir Meta. Meta vë theksin edhe tek mbrojtja e bluzave të bardha në betejën e tyre me COVID-19.

“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë. Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Krenar për ju dhe përherë mirënjohës”, shkruan Meta.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit me efektivët e FA vlerësoi personelin shëndetësor ushtarak dhe atë civil në të gjithë vendin, për punën e bërë gjat ëkësaj periudhe ku vendi është prekur nga koronavirusi.

“Falënderim dhe një përgëzim gjithësecilit për punën e jashtëzakonshme që keni bërë. Falë punës tuaj dhe bluzave të bardha në të gjitha strukturat shëndetësore janë parandaluar probleme që mund të ishin shkaktuar si pasojë e pandemisë. E di që nuk ka qenë e lehtë, por edhe vëmendja jonë, e qeverisë, e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Ministrisë së Shëndetësisë ka qene tek marrja e të gjitha masave, për trajtimin dhe për kushtet në mjedisin tuaj të punës dhe fatmirësisht nuk kemi pasur probleme. Një gjë është e sigurt, që më punën tuaj të jashtëzakonshme me kurajon dhe profesionalizmin që karakterizon gjithësecilin, ia keni dalë më së miri të parandalojmë probleme të tjera që mund të kishim pasur, nga çadrat e triazhit e deri brenda në spital ku vijon i gjithë procesi”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Në Spitalin e Traumës shërbejnë 120 mjekë dhe infermierë ushtarakë të specialiteteve të ndryshme. Në çadrat e triazhit të ngritura nga Forcat e Armatosura pranë Spitalit të Traumës janë kryer 1296 kontrolle paraprake që prej muajit mars kur këto çadra u ngritën.

Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshendeti sot infermieret dhe infermierët e Shqipërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit.

“Asnjëherë kombi nuk është zgjuar me kaq mirënjohje sa sot, për ju, motra dhe vëllezër infermierë të Shqipërisë. Sepse sot ju nuk jeni thjesht 13 mijë profesionistë që u shërbeni të sëmurëve. Sot Shqipëria u shpreh mireënjohjen 13 mijë luftëtareve dhe luftëtarëve në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, kundër pandemisë që ka izoluar miliarda njerëz në botë. Të gjithë kontribojnë në këtë betejë, por ju jeni parzmorja e kombit për mbrojtjen e jetëve njerëzore në këto ditë të vështira. Gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, të moshuarat dhe të moshuarit e Shqipërisë nuk do ta harrojnë kurrë përkushtimin dhe vetëmohimin tuaj. Sot, drejtues të lartë të Kuvendit të Shqipërisë, do t’u dhurojnë nga një karafil 375 infermiereve dhe infermierëve që shërbejnë të Shërbimi Infektiv, Urgjenca Kombëtare dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”, në shenjë mirënjohje për vetëmohimin e tyre për mbrojtjen e jetëve njerëzore. Ju e bëtë dhe po e bëni detyrën tuaj. Tani ne duhet të bëjmë detyrën ndaj jush.”, shkruan Ruçi, në mesazhin e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!