MENU
klinika

Përgjigjet mjeku ortoped

Djali e ka këmbën dystaban, ç’të bëj?

21.05.2020 - 10:28

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Djali im është 12 vjeç dhe e kam dystaban. I kam bërë kontroll dhe më kanë thënë që e ka të theksuar dystaban, gjë e cila dhe vërhet. Megjithëse e aktivizoj me sporte, i vendos suporte te këmbët, ai ka dhimbje tek thembrat kryesisht.

Me çfarë mund të ndihmoj që t’ia reduktoj sadopak këtë situatë ose aktivitetet që mund të jenë më të pranuara për të ose të kem ndonjë mundësi rikuperimi.

Mjeku: Nga sa më shkruani duket “pes planovalgus”. Është e vështirë që të flitet pa parë vetë pacientin. Duhet të sugjeroj nënën e djalit që të kontrollohet i biri nga një podiatrist (mjek që merret me problemet e këmbëve) dhe eventualisht të konsiderohet mundësia e ndërhyrjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.