Borussia Dortmund e ka rinisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ka tuar me rezultatin 4-0 ndaj Schalkes. Skuadra verdhezi ka bërë mjaft mirë duke dominuar takimin nga llimi në fund.
Haaland hapi rezultatin që në minutën e 29′. Ai mori një top mjaft të mirë në hyrje të zonës dhe nuk gaboi duke e dërguar në rrjetë. Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë ishte Guerreiro që dyshoi shifrat me një silurë në minutën e 45′ për 2-0.
Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës, pasi Dortmundi gjeti dhe golin e tretë me anë të Thorgan Hazard. Belgu shfrytëzoi mirë një kundërsulm dhe gjeti golin për 3- 0. Dortmundi nuk u ndal me aq, pasi Guerreiro gjeti dhe golin e dytë personal pas një asisti të Haaland. Verdhezinjtë e nisin me një tore të rëndësishme duke u konrmuar si rivali kryesor i Bayern Munchen.