MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Foshnja duhet të flejë me bark apo në shpinë?

16.05.2020 - 11:46

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Foshnja duhet të flejë me bark apo në shpinë?

Mjeku: Në traditën tonë ekziston metoda e vendosjes së bebes në shpinë për të fjetur. Por shqetësimi që mund të ngrenë prindërit në këtë rast, është se koka e bebit mund të bëhet e sheshtë. Kjo mund të shmanget duke ndryshuar pozicionin e bebes në pjesën tjetër të kohës, kur nuk është duke fjetur. Në rastet kur bebi vendos të flejë me stomak (barkas), duhet të jetë patjetër nën vëzhgimin e të rriturve.

Fjetja me stomak mund të:

-Rrisë mundësinë që bebi të thithë frymënxjerrjen e tij dhe kështu të rrisë nivelin e dioksidit të karbonit dhe të ulë nivelin e oksigjenit.

-Mund të shkaktojë bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Pse duhet të flejë në shpinë?

Studimet tregojnë se fjetja në shpinë redukton riskun e SIDS-it (Vdekja e papritur e foshnjave). Gjithashtu, redukton riskun e aspirimit në rastet kur fëmija mund të vjellë. Pozicioni në shpinë, nga studimet e realizuara, është më i sigurt se pozicioni i fjetjes me stomak, por dhe më i sigurtë se pozicioni anash.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.