MENU
klinika

Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje

Garancia sovrane 2/ Denaj: Afat shlyerje deri në 5 vjet

14.05.2020 - 07:16

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dhënë detaje mbi garancinë sovrane 2 e cila është 15 miliardë lekë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike të bizneseve.

Denaj thotë se në këtë garanci të dytë sovrane qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, afat shlyerje deri në 5 vjet apo hapësirë për mos paguar principalin në jo më pak se 6 muaj.

STATUSI NGA ANILA DENAJ

15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2

Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë
Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime

Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet
Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj

Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë.

Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”