MENU
klinika

Rregullat e reja

Hapja e plazheve në Shqipëri, Klosi sqaron çfarë do të ndodhë më 1 qershor

27.05.2020 - 08:02

Më 1 qershor do të hapen plazhet për hotelet, ndërsa më 10 qershor do të lejohen të gjithë që të shijojnë rrezet e diellit pranë bregdetit.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi sqaroi se e rëndësishme është që të respektohen rregullat për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

“Jua tha kryeministri shumë qartë. Më 1 qershor hapen plazhet. Do të vendosen shezllonet në plazhe, por nuk do të lejohen beach-baret direkt. Ne hapëm hotelet, pastaj hapëm restorantet dhe tashmë po bëhemi gati për të hapur plazhet. Çdo gjë që do të hapet gradualisht. Kjo hapje po bëhet me anë të rregullave të paracaktuara”, tha Klosi në emisionin “Open”.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi se këtë javë do të ngrihet një autoritet i posaçëm dhe do të merret vetëm me plazhet. Duke sqaruar se asnjë shtet nuk i ka hapur plazhet, deklaroi se këtë javë (më 1 qershor) do të hapen vetëm nëpër hotele.

Ndërsa nga data 10 qershor do të shijojnë të gjithë plazhet.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!