Ish kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se serbët kanë vrarë 27 shqiptarë të pafajshëm në Prizren, pak kohë para Clirimit. Haradinaj shprehet se Kosova ka paguar një cmim të lartë për pavarësinë e saj.
Postimi i Ramush Haradinajt:
Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe vazhduan gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë. Pak javë para Çlirimit, u ekzekutuan njëzeteshtatë shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit.
Kosova ka pagu çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!