MENU
klinika

"Të mbushen silloset me drithë e miell, oriz"

Ish-ministri i LSI paralajmëron zinë e bukës: Jemi në rrezik

14.05.2020 - 12:27

Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i bën thirrje qeverisë të krijojë që tani rezerva strategjike ushqimore për të shmangur një paralizë të mundshme të tregtisë ndërkombëtare në një cikël të dytë agresiv të COVID-19 këtë dimër.

Sipas Panaritit sëpari të blihet prodhimi vendas aq sa ka, ndërsa më pas të merren masat për lëvizjen e mallrave në aspekt ndërkombëtar. Një gjë të tillë e deklaroi dje edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila paralajmëroi qeverinë të marrë masa pasi mund të mbetemi pa bukë.

Postimi i plote i Panaritit:

Covid na paralajmëron të krijojmë që tani rezerva strategjike për ushqime ndaj të cilave jemi importues neto.

Sëpari të blihet prodhimi vendas aq sa ka. Më pas të inkurajohen që tani importuesit, madje edhe me stimuj fiskalë për të mbushur silloset me drithë dhe miell, oriz dhe magazinat me vaj ushqimor etj.

Në këtë mënyrë mund të zbutim sadopak efektet e një paralize të tregtisë ndërkombëtare në një cikël të dytë agresiv të mundshëm të covid, këtë dimër.

Kështu do të përpiqemi të garantojmë furnizim të konsumatorëve dhe kontroll aq sa mundim të çmimeve në rastin ekstrem të paralizës së tregtisë ndërkombëtare nga riciklimi i mundshëm i koronavirusit në vjeshtë.

Njerëzimi gjithnjë ka vuajtur nga mungesa e parashikimit, madje edhe atëhere kur binin këmbanat.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!