MENU
klinika

Nga Sadik Bejko

Kadare nuk ka asnjë detyrim të flasë për Teatrin!

18.05.2020 - 11:01

Një farë Erald Kapri, 33 vjeç, në një postim në fb e përmend me cinizëm shkrimtarin Ismail Kadare. Kapri shkruan se Kadareja dhe pse buzë varrit, nuk prononcohet për teatrin.

Është shumë i ri, fare buzëqumësht, dhe pa asnjë vend në sistemin e vlerave ky i quajturi Erald Kapri. Me ç’guxim ky na shkruan kaq qenërisht? Si mund t’ia përmendësh buzën e varrit një shkrimtari të moshuar? Dhe përse? Se Kadareja nuk merr pjesë në debatin për teatrin? Nuk ka asnjë detyrim të flasë për teatrin. Nuk do të marrë pjesë në këtë debat. Dhe për këtë i përmendet buza e varrit?

Një shkrimtar i moshuar i ka kryer impenjimet ndaj vendit të vet. Dhe Kadareja është shkrimtari që e ka kryer me nder, sa asnjë tjetër, veprën e tij jetësore Të qenët shkrimtar, Kadareja e ka përmbushur me talent dhe me integritet sa ka merituar vend nderi në radhët e shkrimtarëve të këtij kontinenti që quhet Europë. Ka marrë çmimet më të mëdha që jep për letërsinë ky kontinent.

Ky piskuriq me emrin Erald duhet të jetë i pander e i pavlerë kur tenton të nëpërkembë gjithë ata, që nuk u shkojnë pas orekseve apo shijeve të tij politike. Erald Kapri është autor i një a dy librave. Po me sa duket e ka filluar këtë karierë të shkrimit të librave duke përbuzur kolegët e tij më të moshuar. Ky është një fillim shumë fatkeq për një autor të ri. Do t’u mohojë hisen e diellit në këtë tokë të.moshuarve në letërsi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!