MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam disa puçrra të vogla të kuqe në trup. A janë të rrezikshme?

31.05.2020 - 13:32

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Kam disa pucrra të vogla të kuqe në trup. A janë të rrezikshme?

Mjeku: Këto puçrra, puçërrza apo sido që t’i quani, kanë shkaktarin e vet në organizëm dhe ai është një formë intolerance ndaj glutenit. Në të vërtetë, nuk e tret çdo organizëm glutenin në të njëjtën mënyrë, ndërkaq shkenca ka treguar që kjo është njëra ndër format e intolerancës. Nëse keni problem që të tretni glutenin, zorrët tuaja do t’i “djegin” dhe kjo më vonë do të shfaqet në lëkurë.

Prandaj gluteni lidhet me sëmundjet e ndryshme të lëkurës siç janë ekzema dhe psoriaza. Këto gjendje janë tregues që sistemi i imunitetit krijon antitrupa të cilët shkaktojnë lëkurë të thatë dhe të kruarit. Çdo organizëm reagon individualisht ndaj glutenit, andaj te dikush do të shfaqet në lëkurë, ndërsa te dikush tjetër do të shkaktojë probleme me stomakun, lodhje kronike apo diçka tjetër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.