MENU
klinika

Përgjigjet mjekja

Kam shpesh gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve. Nga se shkaktohet?

14.05.2020 - 08:50

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Kam shpesh gjakderdhje në mishrat e dhëmbëve. Nga se shkaktohet?

Mjekja: Mund të themi se shkak i parë mund të jenë gurëzat. Gurëzat kanë një raport të ngushtë me mishrat e dhëmbëve. Ato zënë gradualisht vendin e tyre dhe ky tensionim i mishrave bën që nganjëherë edhe një prekje me gjuhë e mishit të provokojë gjakrrjedhje.

Megjithatë, gurëzat mund të mos jenë shkaku i vetëm i hemorragjisë së dhëmbëve. Ajo mund të vijë si pasojë e një këllëfi apo ure të vendosur jo korrekt, e një mbushjeje të varur. Mund të vijë si pasojë e përdorimit jo korrekt të furçës, e cila mund të jetë shumë e ashpër apo e një metode të gabuar të larjes së dhëmbëve (pra, furça mund të jetë mesatare, por mëshimi i fortë i saj mund të shkaktojë gjakderdhje tek mishrat).

Po ashtu mungesa e vitaminës C në organizëm, e vitaminës K, shkaktojnë gjakrrjedhje tek mishrat. Gjithsesi për çdo rast të tillë është mirë të mos neglizhohet dhe të kontaktohet menjëherë mjeku stomatolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.