MENU
klinika

“Izolimi, frika, pasiguria, trazirat ekonomike..."

KB paralajmëron për një krizë globale të shëndetit mendor

14.05.2020 - 09:40

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se një krizë globale e sëmundjes mendore po afron pasi miliona njerëz në të gjithë botën janë të rrethuar nga vdekja dhe sëmundja si dhe janë detyruar të përballen me izolimin, varfërinë dhe ankthin nga pandemia e COVID-19.

“Izolimi, frika, pasiguria, trazirat ekonomike – të gjitha ato shkaktojnë ose mund të shkaktojnë shqetësime psikologjike,” tha Devora Kestel, drejtore e departamentit të shëndetit mendor të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Duke paraqitur raportin e KB dhe udhëzimin e politikave për COVID-19 dhe shëndetin mendor, Kestel tha se një rritje e numrit dhe ashpërsisë së sëmundjeve mendore ka të ngjarë, dhe qeveritë do të duhet ta vendosin këtë çështje në qendër të politikave të tyre. “Shëndeti mendor dhe mirëqenia e shoqërive janë ndikuar rëndë nga kjo krizë dhe janë një përparësi për t’u adresuar urgjentisht,” u tha ajo gazetarëve në një konferencë.

Raporti nxori në pah disa rajone dhe seksione të shoqërive si të prekshme nga shqetësimet mendore – përfshirë fëmijë dhe të rinj të izoluar nga miqtë dhe shkolla, punonjës të kujdesit shëndetësor që po shohin mijëra pacientë të infektuar ose që humbin jetën prej Koronavirusit.

Studimet dhe sondazhet e reja po tregojnë tashmë ndikimin e COVID-19 në shëndetin mendor globalisht. Psikologët thonë se fëmijët janë në ankth dhe rastet e depresionit dhe ankthit janë rritur ndjeshëm në disa vende. Dhuna në familje po rritet, dhe punonjësit e shëndetësisë po raportojnë një nevojë të shtuar për mbështetje psikologjike.

Reuters javën e kaluar raportoi nga intervistat me mjekë dhe infermierë në Shtetet e Bashkuara të cilët thanë se ose ata ose kolegët e tyre kishin përjetuar një kombinim paniku, ankthi, pikëllimi, mpirjeje, nervozizmi, pagjumësie dhe makthi.

Jashtë sektorit të shëndetit, raporti i OBSH thoshte që shumë njerëz janë të shqetësuar nga ndikimet e menjëhershme të shëndetit dhe pasojat e izolimit fizik, ndërsa shumë të tjerë kanë frikë nga infeksioni, vdekja dhe humbja e anëtarëve të familjes.

Miliona njerëz po përballen me trazira ekonomike, pasi kanë humbur ose janë në rrezik për të humbur të ardhurat dhe jetesën e tyre, shtoi ajo. Dhe keqinformimi i shpeshtë dhe thashethemet në lidhje me pandeminë dhe pasigurinë e thellë se sa do të zgjasë kjo po i bën njerëzit të ndjehen të shqetësuar dhe të pashpresë për të ardhmen.

Raporti evidentoi pikat e veprimit për politikë-bërësit që të synojnë “të zvogëlojnë vuajtjet e mëdha midis qindra miliona njerëzve dhe të zbusin shpenzimet afatgjata sociale dhe ekonomike për shoqërinë”. Ato përfshijnë korrigjimin e nën-investimeve historike në shërbime psikologjike, sigurimin e “shëndetit të menjëhershëm mendor” përmes terapive në distanca të tilla si këshillimi me telefon për punonjësit e vijës së parë shëndetësore, dhe të punojnë në mënyrë proaktive me njerëzit që dihet se kanë depresion dhe ankth, dhe me ata në rrezik të lartë të dhunës në familje dhe varfërisë akute.(Reuters)

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!