MENU
klinika

Opozita: Kërkesat tona u refuzuan!

Këshilli Politik ende pa marrëveshje për zgjedhoren

30.05.2020 - 21:12

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik për ditën e sotme e cila zgjati për mëse 4 orë, palët duket se ende nuk kanë arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore në vend. Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS, Petrit Vasili u shpreh se ende nuk ka marrëveshje sa i takon përket implementimit të teknologjisë në procesin e votimit.

“Me një votim normal s’mund t’i fitojë këto zgjedhje edhe është kapur si i mbyturi pas një fije bari qe të marrë e vjedhë votat në tavolinë. Të mbushë kutitë në tavolinë ashtu siç bëri në 30 qershor që ju deshën më shumë se 4 javë për kutitë që i mbushte. Pa kthim është asnjë cm më poshtë nga standardet që tani ekzistojnë e të hyjmë në një rrugë që s’ka ekzistuar kurrë.

“Parimi stalinist që njerëzit le të votojnë, pa ne numërojmë, udhëheq PS-në. Modeli i PS është që të marrë dhe vjedhë votat në tavolinë. Opozita ka vendosur pa kthim është asgjë nuk lejon më poshtë nga standardet që ka vendosur. Sot ka vetëm një strategji të PS, të minojë reformën zgjedhore, të rrëmbejë votat. PS i pëlqen të votojë dhe numërojë vetë. Partia Socialiste është autore e krimit elektoral. Zgjedhorja është parakusht për integrimin europian. PS do që në tavolinë të jetë vetëm ajo. Realizuesit e koncesioneve shkatërrimtare nuk hapkan dot 5 mijë qendra votimi me sistem elektronik. Kjo bëhet në shtete ku jetojnë 200 deri 300 milionë njerëz, aty bëhet sistemi elektronik, kurse PS nuk e bënka dot. PS ka sabotuar sistematikisht Reformën Zgjedhore”, u shpreh Vasili.

Ndërkohë për përfaqësuesin e PD-së Oerd Bylykbashi, propozimet e opozitës pavarësisht se garantojnë votën e zgjedhësve janë refuzuar.

“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar. Pavarësisht fleksibilitetit të opozitës, ne jemi përballur me refuzim të çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor. Deri më sot opozita cdo kërkesë që ka bërë i është refuzuar nga PS, që nuk ka në interesin e saj interesin e zgjedhësve. PS në strategjinë e saj di vetëm të vjedhë. PS nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Partia Socialiste dëshiron të vjedhë votat, prandaj nuk do numërimin elektronik. Kemi bërë propozime në favor të zgjedhësve shqiptarë. Të gjitha propozimet tona janë refuzuar. Ne jemi përballur me refuzimin e të gjitha cështjeve që garantojnë procesin normal zgjedhor”, tha Bylykbashi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!