MENU
klinika

Bundesliga, java 26

Koln shpërdoron dy gola avantazh, Mainz merr pikë

17.05.2020 - 17:05

Vijon spektakli i golave në Bundesligën gjermane. Koln-Mainz, ndeshja e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligas, është mbyllur në barazim 2-2, pra me plot 4 gola, duke u shtuar bollëkun e ndeshjeve të djeshme.

Një barazim që ka shijen e humbjes për vendasit, që kanë shpërdoruar një avantazh prej dy golash, duke shënuar nga një për secilën pjesë të lojës.

Goli i barazimit për miqtë ka ardhur në minutën e 72-të dhe është realizuar nga Pierre Kunde pas një aksioni spektakolar individual, kur më parë miqtë kishin ngushtuar në 61’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN