MENU
klinika

Në 24 orë

Kosova, 27 pacientë fitojnë betejën ndaj COVID-19

01.05.2020 - 21:26

Lajme të mira vijnë nga Kosova, ku 27 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, brenda 24 orëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se numri i të shëruarve ka shkuar në 298. “Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 298 raste”, ka njoftuar IKSHPK.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 221 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, ka njoftuar IKSHPK.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat