MENU
klinika

Një muaj nga heqja e taksës

Kosova importoi nga Serbia 12.4 milionë euro mallra

04.05.2020 - 08:02

Prej fillim prillit tregtia mes Kosovës dhe Serbisë ka rifilluar pa taksën 100% dhe rezultati është se janë importuar 12.4 milionë euro.

Nga Serbia, Kosova ka importuar grurë, misër për farë, miell prej gruri të zakonshëm, ushqime për kafshë, preparate jorefrakatare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane, spango lidhëse apo ambalazhuese, kontejnerë prej alumini me kapacitet më pak se 50 litra, pllaka, fleta, filma prej plastike, celularë, kuti dhe artikuj të ngjashëm të plastikës, paleta të tjera prej druri si dhe tuba me skesion katror ose trekëndësh.

Por fitimi është se në periudhën 1 prill- 26 prill Dogana e Kosovës ka çuar në arkën e shtetit 1 milionë euro nga taksat e mbledhura prej mallrave.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat