12.05.2020 - 07:44
Mbi 10 mijë testime janë kryer në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR.
Mësohet se nga data 08 shkurt deri më 11 maj, janë testuar saktësisht 10.130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 895 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në Kosovë në dy ditët e fundit lakorja e rasteve aktive është rritur. Siç raportojnë mediat kosovare, deri më tani janë 210 raste aktive me COVID-19. Ndërkohë, që numri i të prekurve ka shkuar mbi 900.