MENU
klinika

"U larguan në 5 të mëngjesit"

Kryemadhi kalon natën te Teatri Kombëtar: Punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri

16.05.2020 - 07:57

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka kaluar natën para Teatrit Kombëtar, në mbështetje të artistëve, të cilët kundërshtojnë vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës

Duke folur për media, Kryemadhi tha se gjendja gjatë natës ishte e qetë, edhe pse të gjithë punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri.

“Ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën, ishte gjendje e qetë, nuk patëm asnjë problem, dhe kështu do të vazhdojmë. Nuk kanë tentuar të na largojnë, punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri të plotë, kishin besimin se ne do të largoheshim vetë. Kishte hyrje-dalje në Bashkinë e Tiranës. Rreth orës 5 të mëngjesit, kur e kuptuan që ne nuk do të lëviznim nga sheshi, ata u larguan. Kishte nga shoqëria civile, shumë artistë, që qëndruan këtu. Kjo do të jetë e organizuar nga të gjitha shoqatat, partitë politike të frontit opozitar dhe shumë artistë e qytetarë”, tha Kryemadhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cakaj flet në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate

“Shqipëria i qëndron angazhimeve të saj për mbrojtjen e përbashkët”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!