“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam mamin 47 vjeç, ka dhimbje kur rri ulur tek pjesa poshtë kurrizit. Kur do të ngrihet i jep dhimbje të forta! Çfarë mund të jetë dhe si duhet të veprojë? Ka rreth 2 muaj kështu.
Përgjigjet dr. Apostol Vaso, specialist në Algologji, pra në trajtimin e dhimbjes: Kjo ankesë ka të bëjë me kontakrurë muskulare të muskulit quadratus lumborum dhe duhet të bej një ct skaner për të diferencuar një kontakture të thjeshtë nga një hernie diskale.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.