MENU
klinika

"...është shprehje e interesit"

Kurti: Marrëveshja për linjën ajrore mu prezantua me vonesë

18.05.2020 - 12:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil i shoqëruar nga Ministri në Detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Gjatë kësaj vizite Kurti ka folur për marrëveshjen e aviacionit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij kjo nuk është një marrëveshje e plotë por një shprehje e interesit.

Kurti është shprehur se¨ Qeveria e Kosovës është për bashkëpunim rajonal dhe se bashkëpunimi duhet të jetë i qëndrueshëm.

“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë atëherë kur kishte përfunduar negocimi dhe draftimi i saj. Ne jemi për bashkëpunim rajonal. Kushtetushmëria dhe ligjshmëria, dhe e dyta rentabiliteti ekonomik. Të gjitha bashkëpunimet tona do të duhet të jenë të qëndrueshme. Ajo nuk është marrëveshje në kuptimin e plotë, por shprehje e interesit. Ndodhemi në kushtet e pandemisë që ka ngrirë një varg aktivitetesh dhe edhe këtë”, tha Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me ndërmjetësim të amerikanëve

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat