MENU
klinika

Kur do të nisë i riu?

Cila ndërtesë e ka radhën pas shembjes së Teatrit? Përgjigjet Rama

18.05.2020 - 20:38

Ndërtimi i teatrit të ri do nisë në vjeshtë tha kryeministri Edi Rama. Tre muaj tha ai do i mjaftojnë Bashkisë së Tiranës për ta detajuar projektin.

“Teatrin e jemi projekt idenë, do disponohet nga bashkia, e është bashkia që do punojë me arkitektin e në këto muaj do detajohet gjithë projekti në shtator tetor ne është ideja të jemi në kantier, pra besoj se në vjeshtë”.

I pyetur a do vazhdojë qeveria me shembjen e të tjera godinave si për shembull Pallatin e Kulturës, Rama u shpreh:

“Ne kemi bërë planin e qendrës së Tiranës në vitin 2003 dhe në atë konkurs s’kishte absolutisht, s’ka asnjë ekspert ndërkombëtar të nivelit të lartë, që ka vënë në diskutim nevojën për të shembur godina e sheshe, sheshi është mozaik formash e produktesh të kohërave politike të Shqipërisë, është ditar i dashurisë politike të qeverive apo pushteteve shqiptare pas pavarësisë, dhe që nga vetë bulevardi e banka, pallati kulturës, muzeu, 15 katëshi, është historia, ndërkohë po u them as një arkitekt i njohur nuk kam parë ti lëvizë një qerpik kur ka thënë se kjo godinë nuk mund dot ti qëndrojë kohës, as nga pikëpamja strukturore e as nga pikëpamja e vlerave që ka as nga nevoja për të funksionuar si teatër”, tha Rama në “PRESSING”.