Nuk ishte për t’u habitur kur Britania u bë shteti i parë anëtar që luajti me idenë e largimit nga Bashkimi Europian. Me siguri, Euroskepticizmi ekziston në çdo shtet anëtar, madje edhe midis themeluesve.
Ka vende si Danimarka dhe Republika çeke që kundërshtojnë disa nga aspektet kryesore të projektit, siç është monedha e tij e vetme.
Por pakkush mendoi se vendi më euroskeptik nga të gjithë, Mbretëria e Bashkuar, në të vërtetë do të zgjidhtte një ditë të largohej, megjithëse me gjysmë zemre dhe pa ndonjë ide të qartë sesi do të vazhdonte situata më tej. Por ndodhi, dhe pjesa tjetër është, pothuajse, histori.
Do të ishte një gabim të mendonim se Brexit i ka bërë më shumë dëm sesa mirë euroskeptikëve në pjesën tjetër të kontinentit.
Tani liderët nacioanlistë të vendeve duan dhe kanë nevojë që BE të dështojë.
Kriza COVID-19 ka bërë që shumë njerëz të pyesin nëse BE-ja mund të jetë në prag të kolapsit. Retorika anti-BE tani është shtuar dhe ashpërsuar.
Mbyllja e papritur e kufijve, pa koordinim ose konsultim me fqinjët, mungesa e solidaritetit nga shtetet e tjera anëtare ndaj vendeve si Italia, dhe paaftësia e institucioneve për të koordinuar një përgjigje fillestare dhe efektive financiare e kanë ushqyer këtë ndjenjë.
Nuk është hera e parë. Përrallat për “vdekjen” e BE-së kanë qenë disi të ekzagjeruara ndër vite.
Mbështetja e shumicës për anëtarësim në BE ka mbetur e qëndrueshme edhe në vende si Greqia.
Për secilën prej këtyre krizave, përgjigjet janë pothuajse gjithmonë të njëjta, megjithëse shpesh realizohen në mënyra të ndryshme. Pothuajse gjithmonë ka një dështim për të treguar solidaritet të mjaftueshëm.
BE-ja në fakt i ka kaluar stuhitë e saj çuditërisht mirë, kryesisht sepse nuk ka një alternativë të besueshme. Por ndryshimet e jashtëzakonshme me të cilat përballet shoqëria: nga ndryshimi i klimës, deri te automatizimi dhe luftërat e informacionit do të thotë që sfidat do të vazhdojnë të shfaqen.
Kërcënimet me të cilat përballen njerëzit janë reale. Për ndërtimin e BE-së u desh shumë kohë, dhe sot BE ka shumë probleme.
Por, më mirë do të ishte investimi i kohës në ndërtimin e tij më tej, forcimin e kapacitetit të tij, zhvillimin e fleksibilitetit të tij dhe përmirësimi i aftësisë për të përballuar sfidat. Zgjedhja është para nesh.
Seb Dance dhe John Howarth janë ish-deputetët Laburistë.