MENU
klinika

Ndodh dhe kështu!

MAS shtyu zgjedhjet, Universiteti i Mjekësisë nis përgatitjet, të hënën dorëzon listat

14.05.2020 - 14:52

Ndonëse ministria e Arsimit doli me një vendim për shtyrjen e zgjedhjeve, rektorati i Universitetit të Mjekësisë ka nisur nga përgatitjet. Pavarësisht faktit se ende nuk ka një datë dhe se zgjedhjet janë lënë për një moment të dytë, deri në qetësimin e situatës për shkak të COVID-19, Universiteti i Mjekësisë zbaton ende urdhrin për këtë proces, që në 8 maj.

Sipas Balkan Web të hënën, ky universitet pritet të dorëzojë listat e kandidatëve. Ndërkohë, Senati i universiteti të Tiranës thekson se ky hap i ndërmarrë nga Universiteti i Mjekësisë është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Universiteti i Tiranës doli me një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve për rektor dhe anëtarë senati, ndonëse studentët nuk janë në auditorë. Kjo shkaktoi përplasje mes rektorit të UT-së dhe bordit të Komisionit Zgjedhor, duke sjellë edhe shkarkimin e pedagoges Majlinda Keta. Pak ditë më vonë, ministria e Arsimit vendosi të që shtyjë zgjedhjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po përjashtohen 15 mijë studentë nga votimi"

Mynyr Koni letër Besa Shahinit: Të shtyhen zgjedhjet në universitete