MENU
klinika

Budina lajmëron ditën

Mbyllet tubimi për Teatrin, ja kur do të jetë protesta e radhës

18.05.2020 - 18:06

Ditën e mërkurë do të jetë protesta e radhës, e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në shenjë kundërshtie për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Lajmi u bë i ditur në mbyllje të tubimit të sotëm, nga Robert Budina. Ai theksoi se protesta do të mbahet pas dy ditësh në orën 17:30.

Ky vendim erdhi pasi dita e nesërme përkon me Natën e Kadrit, një ditë e shenjtë për besimtarët myslimanë.

Protesta ishte përgjithësisht e qetë përveç një momenti kur shpërtheu një kapsoll duke plagosur një gazetare. Autori u konsiderua provokator nga ana e organizatorëve të protestës.