MENU
klinika

'Në rast se... do të jetë falas'

“Me apo pa vaksinë, do t’i kthehemi normalitetit!”

16.05.2020 - 14:21

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpreson që shoqëria dhe ekonomia e vendit të tij do arrijë të bashkëjetojë më lirshëm me koronavirusin edhe ndërsa vijojnë përpjekjet për gjetjen e një vaksine.

Qeveria amerikane po punon për një vaksinë kundër koronavirusit të cilën presidenti Donald Trump thotë se mund t’ua ofrojë falas qytetarëve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë prezantoi të premten një projekt për mobilizimin e shkencëtarëve nga e gjithë bota, po aq ambicioz sa ai për realizimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Po punojmë me shumë vende, nuk ka egoizëm në këtë pikë. Operacioni Shpejtësia Kozmike do çlirojë resurse financiare të paprecedenta për të rritur në shpejtësi rekord testimet dhe prodhimin e vaksinave. Kemi nisur me mbi 100 mostra dhe kemi zbritur në 14,” u shpreh Trump.

Kreu i shtetit amerikan shpreson që miliona doza të jenë gati brenda vitit, por edhe në mungesë të saj, qytetarët dhe ekonomia duhet t’i rikthehen normalitetit dhe të bashkëjetojnë me koronavirusin.

Nga mbi 1,4 milionë amerikanë të infektuar me Covid-19, më shumë se 87 mijë veta kanë humbur jetën, bilanc ky më i larti në botë.

Parashikimet tregojnë se vendi mund ta kalojë shifrën e 100 mijë viktimave brenda 1 qershorit.

Të premten, opozita demokrate në dhomën e ulët e Kongresit miratoi njëanshmërisht një projektligj për t’i siguruar 3 trilionë dollarë mbështetje financiare bizneseve dhe familjeve të goditura nga pandemia.

Që prej hyrjes në fuqi të masave të izolimit social në muajin mars, më shumë se 36 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë, dhe protestat për rihapjen e ekonomisë po bëhen të përditshme në të 50 shtetet e SHBA-së.

Nju-Jorku, epiqendra e pandemisë në vend, ndërkaq, ka hedhur hapat e parë të lehtësimit të kufizimeve.

Në qytetin që s’fle asnjëherë, Parku Qendror në orët e pasdites u frekuentua si rrallë këto javë nga banorët për qëllime shëtitjeje apo relaksimi me të afërmit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!