MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më çahen thembrat shumë thjeshtë. Si t’i mbroj? 

12.05.2020 - 12:58

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më çahen thembrat shumë thjeshtë. Si t’i mbroj?

Mjeku: Thembrat e çara mund të rregullohen apo shërohen edhe në mënyrë natyrale me ndihmën e homeopatisë. Shmangni zhytjen e këmbëve në ujë ose pastrimin me ujë shumë të nxehtë, sepse kjo i shkakton këmbët të thahen. Në vend të kësaj, pastrohuni me ujë të vakët. Disa terapistë rekomandojnë edhe përdorimin e sheqerit si eksfoliant natyral  në këmbë të thata për t’i pastruar mirë dhe për ta hequr qafe lëkurën e tharë. Substanca që përngjanë me xhel nga gjethet e aloe veras, është lagështues i mahnitshëm që e shëron dhe zbutë lëkurën.

Vetëm vendoseni një gjeth të kësaj bime të mahnitshme në zonën e prekur dhe dhimbja do të lirohet, si dhe thembra do të shërohet. 3 filxhanë çaji me qumësht dhe 3 lugë gjelle sodë buke. Për këtë trajtimi duhet përdorur qumësht i ngrohtë. Kujdes me temperaturën e tij, pasi nuk duhet t’u djegë këmbët.

Shtoni qumështin në një legen të vogël dhe mbani këmbët brenda për 10 minuta. Hiqini për pak minuta dhe shtoni sodën e bukës. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni thembrat derisa të mbuloni plotësisht shputën dhe mbajini në qese për 30 minuta. Në fund lajini me ujë të vakët. Ky trajtim duhet përdorur për 2 javë me radhë derisa të vini re ndryshimet e para.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.