17.05.2020 - 07:00
Pjesa më e madhe te kontinentit Evropian paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet janë në Brigjet e Egjeut dhe Skandinavi. Ndërsa Lindja dhe pjesërisht Zonat Qendrore vijojnë nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut.
Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të paraqiten deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Pjesa e dytë e ditës sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar herë pas-here shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit, POR ultësira perëndimore vijon nën ndikimin e kthjellimeve.