MENU
klinika

Konferencë për shtyp/ Flet për Reformën Zgjedhore dhe...

Meta i prerë: Gjithçka varet nga Presidenti është e pakthyeshme! Deri më 2022…

29.05.2020 - 12:45

Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një konference për shtyp bëri me dije se do të miratonte ndryshimet e kodit zgjedhor dhe se mezi priste përmbylljen e tyre në Këshillin Politik.

“Sa i përket Kodit Zgjedhor jam i kënaqur, po ndjek zhvillimet. Ka përparime dhe mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen nga BE në radhë të parë por edhe partnerët e tjerë.

Menjëherë do t’i firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë nga Shqipëria dhe Tirana për qytetarët dhe për partnerët pavarëesisht se s’do të jetë i pamjaftueshëm”,- tha Meta.

Presidenti Ilir Meta nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse do ta dekretojë ligjin për përgjime nga policia pa autorizimin e prokurorisë, si dhe për akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama për lobim me serbët, duke u shprehur se “Presidenti ushtron me përgjegjësi maksimale detyrën e tij.

Do të jetë këtu në çdo javë për të njohur me veprimtarinë e tij për cështje që gjykoj se opinion meriton vlerësimin e presidentit”.

Më tej, Kreu i Shtetit u pyet nga gazetarët, për deklaratën e tij të bërë gjatë dekorimit të heroit Vasil Laçi se ‘vendi duhet çliruar nga tirania dhe diktatura’, nëse mendon se vendi është në tirani dhe diktaturë dhe a do ishte ai ilaçi për ta çliruar? Në përgjigje të tij, Meta u shpreh se ai është në krye të detyrës dhe uron më të mirën për të gjitha zhvillimet në vend. Mes të tjerash, ai shtoi se gjithçka që varet nga ai, është e pakthyeshme.

“Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur komenteve tuaja. Mesazhet e mia kanë qenë të qarta. Unë kam përzgjedhur dy figura, që i konsideroj të jashtëzakonshme në historinë e Shqipërisë për të vlerësuar. Janë dy figura që i takojnë historisë kombëtare, Mujo Ulqinaku dhe Vasil Laçi. Këto aludimet e tjera janë një çështje e juaja. Unë si president jam në krye të detyrës dhe uroj më të mirën pr të gjitha zhvillimet në vend. Ajo që varet nga unë është e pakthyeshme. Kjy institucion do të jetë deri më 2022 në mbrojtje të Kushtetutës. Kjo është e padiskutueshme”, tha Meta.

Kthimi i dy ligjeve në Kuvend

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet Kuvendit, saktësisht për aktivitetet e turizmit detar cënon identitetin kombëtar pasi ka shkronja që nuk janë shqip në përdorim të atij ligji dhe cënohet gjuha zyrtare.

Sa i përket koncesionit të Porto Romanos, për portin, Meta thotë se negociohet vetëm me një subject, dhe për këtë gjë ka pasur ankesa nga KE si dhe nga subjektet të tjera kontraktore.

”Për aktivitetet e turizmit shqiptar përbën shqetësim. Fusha e aktiviteteve duhet të zhvillohet në një mjedis të sigurt juridik, por nuk e garanton kjo me Kushtetutën. Përdorimi në gjuhë të huaja, I shkronjave që alfabeti jonë nuk I njeh, jo vetëm shkel gjyhën shqipe por edhe identitetin kombëtar. Kuvendi të reflektojë.

Koncesioni në Porto Romano. Si dhe për koncesionet e tjera, procedura anashkalon procedurat e hapura për koncesionet dhe PPP duke hyrë vetëm me një subject. Cënon konkurrencën e lirë, Kodin Detar dhe Sigurinë Mjedisore. Kanë ardhur shqetësime edhe nga kontraktorë të tjerë por edhe Komisioni Europian mbi procedurat e ndjekura nga ky ligj.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të shqyrtojë dhe ankesat.

KLGj për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Kam biseduar edhe me Europa Nostra për angazhimin e tyre

Hetim ndërkombëtar për Teatrin Kombëtar që tronditi. Të vijojmë bashkëpunimin përveç Teatrit Kombëtar por edhe për trashëgimi të tjera.

Pas furtunës në gotë javën e kaluar, kam bërë disa deklarata, përpjekjet e mia për të stabilizuar situatën.”- tha Meta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!