MENU
klinika

"I paamnistueshëm përgjithmonë"

Meta nuk tërhiqet: Shkatërrimi i Teatrit, akt barbar dhe shkombëtarizues

19.05.2020 - 17:19

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me kryefjalën e debatit përgjatë këtyre ditëve, siç është shembja e Teatrit Kombëtar.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit shprehu mirënjohje për ekspertët dhe specialistët që mbrojnë tezën dhe provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ishte një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues. Teksa ka shpërndarë një artikull të Emin Rizas, Meta, mbështet tezën e akademikut, ndërsa shton se teatri është i paamnistueshëm.

MESAZHI I METËS
U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një AKT BARBAR DHE I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!
PRANDAJ ËSHTË I PAAMNISTUESHËM PËRGJITHMONË!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!