MENU
klinika

Nga platforma për negociatat tek reforma zgjedhore

Meta takim me ambasadorët e BE, ja çfarë u diskutua

21.05.2020 - 13:17

Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizoi sot një takim pune me Ambasadorët e të gjithave vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, si dhe me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së, z.Luigi Soreca.

Presidenti Meta falenderoi për asistencën që BE dhe vendet anëtare kanë dhënë për Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Kreu i Shtetit ripërsëriti mirënjohjen për vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.