Bollëk golash në ditën e parë pas rikthimit në Bundesliga. Edhe ndeshja e mbrëmjes mes Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchegladbach ka prodhuar 4 gola, me fitoren 1-3 të miqve, të cilët dominuan gjithë takimin dhe tashmë e shohin veten në vendin e tretë, kjo edhe pas ndalesës së Leipzig.
Ka qenë një fitore e lehtë për M’Gladbach, që ka siguruar tri pikët në 7 minutat e para në ndeshjes. Plea ka zhbllokuar takimin pas 37 sekondash lojë, ndërsa Thuram ka dyfishuar avantazhin në minutën e 7-të.
Një dygolësh historik për Borussia-n, që nuk kishte arritur kurrë më parë të siguronte një avantazh prej dy golash kaq shpejt në një ndeshje të kampionatit të luajtur në transfertë.
Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 72-të, miqtë kanë gjetur edhe golin e tretë falë një penalltie të Bensebaini. Reagimi i vendasve ka ardhur në minutën e 81- të me Andre Silva-n, dështimi i Milan-it i huazuar te Frankfurti.