MENU
klinika

Të zgjerohet fasha orare deri në orën 21:00

Mjeku Kalo nuk është për heqje orari

16.05.2020 - 20:23

Mjeku infeksionist Tritan Kalo sugjeron që fasha e orarit për lëvizjen e qytetarëve në zonat e kuqe si Tirana të zgjerohet deri në orën 21:00, duke nënkuptuar se nga java tjetër do të ketë lehtësira po jo dalja pa kufizime.

Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ mjeku Kalo tha se shifrat e ulëta dhe numri i ulët i të shtruarve në spital nuk duhet të ndikojë tek rregullat që duhet të zbatojnë qytetarët. Referuar hapjes së bizneseve të hënën, kryesisht baret, lokalet e restorantet me ambiente jashtë, ai tha se njerëzit gjithsesi nuk duhet të lëshojnë krahët.

‘Nga e hëna do të ketë hapje më të madhe. Kemi pasur 18 raste, sot 17. Në 3 ditë rresht kishim vetëm nga 4 rastet. Është diçka e pritshme. Ne shohim që shtrimet nuk janë shtuar dhe intubimet jo. Ky optimizëm real, nuk duam që të kthehet në një optimizëm të rremë, nëse qytetarët të mos respektojnë masat. Për orarin mund të jetë hera e pestë që reagoj. Mund të kapërcehet dhe ora 21:00. Por duhet thënë se edhe pse ka qenë 17:30 orari i fundit, pas kësaj ore ka pasur lëvizje. Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin. Pas kësaj ore iu jepet mundësia qytetit që të furnizohet dhe institucionet që merren me sterilizim të bëjnë të mundur përgatitjen për ditën e nesërme. Njerëzit nuk duhet të lëshojnë krahët. Nuk duhet të neglizhohen. Jeta jetohet, edhe nëse disa zakone duhet t’i lëmë mënjanë’.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!