MENU
klinika

"Virusi nuk ka kaluar, por ne kemi disa gjëra në favor..."

Mjeku Sulçebe: Covid-19 nuk lë pasoja në sistemin imunitar!

23.05.2020 - 17:03

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe të shtunën është shprehur se koronavirusi është një sëmundje virusale e cila transmetohet nëpërmjet rrugëve respiratore, por që nuk e dëmton imunitetin e njeriut. Gjatë një lidhje me Skype për televizionin TVT, Sulçebe tha se imuniteti jonë është aleat në luftën ndaj virusit Covid-19. Ai tha se sistemi jonë imunitar ka të gjitha mundësitë që të reagojë siç duhet ndaj këtij virusi dhe t’a eleminojë atë në një kohë normale që shkon maksimumi deri në dy javë, ose mund të ketë edhe individë që nuk janë asimptomatikë, të cilët e përballojnë infeksionin pa lënë shenjë.

Koronavirusin mund ta quajmë më së shumti një sëmundje respiratore apo të imunitetit?

Sulçebe: Sigurisht që është një sëmundje virusale që transmetohet nëpërmjet një virusi, por edhe nëpërmjet rrugëve respiratore. Nuk ka problem imuniteti, madje imunitetin e kemi aleat në këtë drejtim. Sistemi imunitar i një njeriu normal ka të gjitha mundësitë që të reagojë siç duhet ndaj këtij virusi dhe t’a eleminojë atë në një kohë normale që shkon maksimumi deri në dy javë ose mund të ketë individë që nuk janë asimptomatikë të cilët e përballojnë infeksionin pa lënë asnjë shenjë. Është një virus që transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes ashtu si viruset e tjera gripalë. Mbrojtja ndaj tij është thjeshtë, duke përdorur një maskë në fytyrë dhe veçimi shoqëror nga njerëzit e tjerë.

Më konkretisht, a lë ky ky virus pasoja në imunitetin e njeriut, qofshin këto edhe afatshkurtra?

Sulçebe: Virusi nuk lë pasoja tek imuniteti i njeriut. Shpesh njerëzit ngatërrojnë virsuin HIV me këtë virus, por virusi HIV është tjetër gjë. Në këtë rast kemi një virus të ngjashëm me virusin e gripit. Ky virus ashtu si edhe gripi nuk e dëmton sistemin tonë imunitar. Pasi të gjithë ne kemi kaluar grip gjatë jetës tonë dhe nuk është dëmtuar sistemi jonë imunitar. Madje mund të themi se me kontaktin me këtë virus, ashtu si të gjithë viruset e tjerë që transmetohen nga rrugët e frymëmarrjes, siç janë viruset e gripit, ne krijojmë imunitet. Duke rënë në kontakt qelizat e sistemit imunitar tonë me virusin ato krijojnë antitrupa, pra një mbrojtje ndaj këtij virusi, e cila duhet të jetë afatgjatë.

Kemi parë që vendet më të varfra duket sikur e kanë kaluar më lehtë këtë virus. A ka një studim për karakteristikat imunitare të vendeve të ndryshme? Shqiptarët a hyjnë te vendet me imunitet të lartë?

Sulçebe: Ne e thamë edhe më lart. Nuk ka të bëjë sistemi imunitar. Pasi ky i fundit pak a shumë reagon në të gjitha vendet njëlloj. Këtu kemi të bëjmë me ndryshime që kanë të bëjnë me ekologjinë e virusit. Pra se si virusi vepron. Virusi filloi fillimisht në ato vende me klimë kontinentale. Ndërkohë klima që ne kemi është mesdhetare e cila ka karakteristika ekologjike të ndryshme dhe nuk ka të bëjë fare me vende të varfëra dhe të pasura.

A mendoni se përdorimi i hidroksikorikinës ndihmon në goditjen e virusit? Cili mendoni se duhet të jetë protokolli i luftimit të tij?

Sulçebe: Rezultatet që ne quajmë shkencore, pra që publikohen në revistat shkencore pas një oponence dhe recensimi të kujdesshëm nuk kanë treguar deri tani ndonjë efekt të dukshëm të hidroksikorikinës në trajtimin e infeksionit. Pastaj protokollet kanë qenë të ndryshme për faktin se një medicament duhej të përdorej sa më shpejt dhe jo vetëm në spital.

A mendoni se rreziku nga koronavirusi ka kaluar, qoftë edhe në Shqipëri por edhe në botë?

Sulçebe: Kemi një pandemi dhe nuk mund të them se ky rrezik ka kaluar për arsye si në Shqipëri edhe në botë infeksioni është i pranishëm. Pra, ne bashkëjetojmë me të. Nëse ne kemi një numër të caktuar të identifikuar me koronavirus, ekziston shumë herë më tepër individë të infektuar me koronavirus. Virusi nuk ka kaluar, por ne kemi disa gjëra në favor, pasi po vihet re se virusi e ka humbur tashmë agresivitetin dhe një favor tjetër është klima e ngrohtë dhe vera përpara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!