MENU
klinika

Po ngordhin masivisht lakuriqët

Një lajm i vjetër që ushqen panik!

30.05.2020 - 16:55

Në Indi raportohet një numër i madh lakuriqësh të vdekur në një kohë shumë të shkurtër dhe një gjë e tillë është përcjellë me panik në mediat sociale. Në Gorakhpur u regjistrua vdekja e 52 lakuriqëve brenda 60 minutave duke nxitur ide nga më të ndryshmet për atë që mund të jetë duke ndodhur. Mostrat janë çuar për analiza në Institutin Veterinar në Bareilly dhe pritet verifikimi i shkaqeve të vdekjes. Në media përflitet se lakuriqët mund të jenë duke vdekur nga koronavirusi duke i fryrë më shumë panikut të përhapur për epideminë aktuale mbi të cilën spekullohet se ka origjinë virusi i tanishëm që ka vrarë mbi 370 mijë njerëz.

Lajmi në vetvete është riqarkulluar nga agjencia ruse Sputnik e cila ka përdorur tituj alarmues për një ngjarje që nuk ngjan aq e pazakontë. Është vendosur një lidhje me një valë të nxehti në rajonin e Rajasthanit ku temperaturat në 25-26 maj kanë arritur deri në 47.5 gradë celcius.

Vdekja e lakuriqëve ka ardhur në vëmendje të specialistëve vitet e fundit për shkak të shifrave të larta. Në vitin 2006 në Albany të SHBA u vu re një sjellje e çuditshme e lakuriqëve që u shfaqën duke fluturuar edhe ditën. Hetimi i kryer nga autoritetet amerikane evidentoi se në verilindje të shtetit të New Yorkut, Connecticut, Maine dhe Vermont, kolonia e lakuriqëve ishte reduktuar me 97%, që në shifra absolute shkon në 100 mijë lakuriqë. Shkaku u identifikua sindroma e hundës së bardhë, një gjendje e provokuar me gjasë nga një kërpudhë mykotike që riprodhohet në katër gradë celcius dhe që nuk dihet nëse provokon direkt vdekjen, apo irritim ekstrem të lëkurës që ka çuar në gjendje pagjumësie dhe mandej vdekjen masive.

Në një studim të vitit 2018, tituluar: “Vdekje të shumta mes lakuriqëve: një vështrim global”, theksohet se ka raportime të shumta për vdekje masive të këtyre gjitarëve në Afrikë, Azi, Australi, Europë, Amerikë e Veriut, Amerikë e Jugut ku mes shkaqeve renditen ato abiotike, aksidentale, biotike, vrasje të qëllimshme, kontaminime, vdekje të pashpjegueshmeshkaqe bakteriale dhe virale, si dhe sindroma e hundës së bardhë. Mes këtyre shkaqeve të hetuar në harkun e viteve 1790 -2014, sindroma e hundës së bardhë konsiderohet si shkaku kryesor në një hark të shkurtër kohor. Numri i vdekjeve nga kërpudha mykotike është i paprecedentë dhe nuk është e qartë sesi ajo ka depërtuar në kolonitë e lakuriqëve.

Në këtë kuptim vdekjet në Indi nuk bëjnë ndonjë përjashtim nga incidenca e lartë e vdekjeve të verifikuara së fundmi në rajone të tjera, ndonëse ekspozimi I një specieje ndaj asgjësimit është një shfaqje shumë shqetësuese, sidomos kur bëhet fjalë për një specie si lakuriqi, që quhet si gjitari me sistemin imunitar më të fortë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!