MENU
klinika

OBSH ngre alarmin

“Nuk është koha për të festuar arritjet, bëni gati spitalet për valën e dytë të COVID!”

16.05.2020 - 10:38

Vendet evropiane mund të përballen me një valë të dytë vdekjeprurëse të koronavirusit gjatë dimrit, tha zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë.

Dr Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian të OBSH-së, paralajmëroi vendet që fillojnë të lehtësojnë kufizimet e tyre të bllokimit dhe se tani është “koha për përgatitje, jo festim”.

Dr Kluge i tha Telegrafit se vendet duhet të përdorin periudhën aktuale për të ndërtuar kapacitete në spitale dhe për të forcuar sistemin e shëndetit publik.

Dr Kluge tha: Singapori dhe Japonia e kuptuan që herët se kjo nuk është një kohë për të festuar, është një kohë për përgatitje. Kjo është ajo që po bëjnë vendet skandinave – ata nuk përjashtojnë një valë të dytë, por shpresojnë se ajo do të lokalizohet dhe ata mund të hidhen mbi të shpejt.

Ai gjithashtu paralajmëroi për rreziqet reale të një valë të dytë:

Unë jam shumë i shqetësuar për një valë të dyfishtë – në vjeshtë, ne mund të kemi një valë të dytë të Covid dhe një tjetër të gripit sezonal ose fruthi. Dy vjet më parë kemi pasur 500,000 fëmijë të cilët nuk morën vaksinën e fruthit./bota.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njëherë e një kohë kishte multiliteralizëm...

OBSH po bëhet ‘kurban’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!