Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përsëriti akuzat e tij ndaj keq menaxhimit të krizës së koronavirusit duke e drejtuar gishtin sërish nga Kina.
Me anë të një postimi në Twitter, Trump tha se Kina akuzohet se lejoi avancimin e virusit dhe e gjitha kjo erdhi nga “paaftësia e Kinës dhe asgjë tjetër” duke shkaktuar këto vdekje masive në të gjithë botën.
Në fillimin e krizës Trump nuk akuzoi Kinën, por ndërsa virusi përparonte ai ndryshoi fjalimin e tij dhe filloi të kritikojë Pekinin, fuqinë e dytë botërore.
Në një vit zgjedhor në të cilin rritja e papunësisë kërcënon shanset e tij në zgjedhjet e nëntorit, Trump ka përsëritur për javë të tëra që bilanci i virusit, me më shumë se 330,000 të vdekur në botë, mund të ishte shmangur nëse Kina do të kishte vepruar me përgjegjësi pasi u zbulua në qytetin Wuhan.
Nga ana e saj, Pekini këmbëngul se menaxhimi i pandemisë ka qenë transparent dhe se ka njoftuar OBSH në kohë për sëmundjen.
Uashingtoni pretendon të ketë prova se virusi ka origjinën në një laborator bioteknologjik në atë qytet, megjithëse agjencitë e inteligjencës amerikane përjashtojnë që shpërthimi është artificial.